Video/ Talebanët xhiro në Afganistan, vrasin përkthyesin e amerikanëve dhe e varin në helikopter

Bota

Video/ Talebanët xhiro në Afganistan, vrasin përkthyesin e

Talebanët pas largimit të trupave amerikane nga Afganistani, kanë nisur të terrizojnë banorët në forma të ndryshme.

Një video tronditëse ka qarkulluar në internet orët e fundit, në të cilën talebanët fluturojnë me një helikopter amerikan “Black Hawk”, në të cilin është varur një burrë.

“Tani për tani, helikopterët po fluturojnë mbi Kandahar dhe po inspektojnë qytetin, ndërsa në helikopterin “Black Hawk” një njeri është varur në litar” janë raportimet e medieve në Twitter.

Sipas mediave ndërkombëtare, nuk është e qartë nëse njeriu i varur është gjallë. Gazetarët e cituar nga “Nypost” thonë se ai u vra nga talebanët dhe më pas u var në helikopterin që fluturoi mbi qytet duke shkaktuar frikë dhe terror te qytetarët.


“Talebanët varën një njeri, i cili thuhet se ishte një përkthyes i amerikanëve, nga një helikopter amerikan “Black Hawk”. Helikopterët e mbetur në Afganistan do të përdoren në këtë mënyrë tani e tutje” shkroi një reporter i televizionit indian.

Sidoqoftë, një tjetër person duke iu përgjigjur gazetarit, postoi videon nga një kënd tjetër, në të cilën, siç pretendon ai, burri shihet duke shtrënguar dorën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion