"Turpërim për kombin", Trump: Biden të kërkojë falje për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Bota

"Turpërim për kombin", Trump: Biden të

Joe Biden duhet t'i kërkojë falje të gjithë botës për tërheqjen e SHBA-ve nga Afganistani, të paktë kështu deklaron ish-presidenti amerikan, Donald Trump.Tërheqjen e organizuar nga Biden, Trump e cilësoi si një katastrofë dhe trupërim për kombin.

Deklaratat, ish-presidenti amerikan i bëri gjatë një telefonate me moderatorin Stuart Varney nga Fox Business Network.

Trump, i cili në marrëveshjen e arritur me talebanët kishte vendosur majin si muaj tërheqjeje dhe e uli numrin e trupave në 2,500 përpara se Biden të merrte detyrën, kritikoi mënyrën sesi presidenti aktual e realizoi operacionin e tërheqjes.


“Tërheqja ishte një katastrofë. Ata na thanë të largoheshim, ata na dhanë datën dhe kaq ishte. Ai operacion ishte një turpërim absolut për SHBA-të dhe admiralët dhe gjeneralët kanë të drejtë që të heqin dorë.”

Sipas Donald Trump, pasuesi i tij duhet t’u kërkojë falje amerikanëve dhe gjithë botës.

“Mendoj se gjëja më e mirë që ai mund të bëjë është t’u kërkojë falje amerikanëve dhe botës. E gjithë bota meriton një kërkim faljeje.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion