Biznesmeni shqiptar humb jetën në moshë të re pas infektimit me Covid

Kosovë&Rajon

Biznesmeni shqiptar humb jetën në moshë të re pas infektimit

Një biznesmen shqiptar nga Kosova ka humbur jetës pas agravimit të gjendjes nga Covid-19. Lajmi për vdekjen e Faton Hotit është njoftuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës në rrjetet sociale të cilët i kanë shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Deputeti Sami Lushtaku ka shkruar në rrjetet sociale se Fatoni ishte një djalë i mirë dhe shumë i respektueshëm, dhe do të mbahet mend gjithmonë si i tillë.

“I trishtë është lajmi për vdekjen e hershme të afaristit nga Skenderaj, Faton Hoti. Fatoni ishte djalë shumë i respektueshëm e punëtor i madh. Kishte natyrë të hareshme e mirësjellje me të gjithë. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Në këto momente të rënda, u dërgoj ngushëllimet me të thella familjes Hoti, shoqërisë e dashamirëve. U prehtë në paqe!”, shkruan Lushtaku.


Edhe deputetja e PDK-së Blerta Deliu i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të riut.

“Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtorë. Do ti mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën. Shpirti i tij u prehtë në parajsë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Situata e pandemisë në Kosovë është mjaft kritike gjatë ditëve të fundit. Në 24 orët e fundit u shënuan 26 viktima. Kjo ka bërë qe qeveria e atjshme të ashpërsojë masat kufizuese.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion