Zjarr në Malin e Thatë në Pogradec, flakët favorizohen nga era, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Bota

Zjarr në Malin e Thatë në Pogradec, flakët favorizohen nga

Zjarri në Malin e Thatë në Pogradec është riaktivizuar nga era. Edhe pse gjatë gjithë ditës kanë punuar specialistë të ADZM me mjete rrethanore, zjarri nuk është arritur të vihet në kontroll.

Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Nëse vijon me këto ritme dhe pa ndërhyrje rrezikon prekja e pyllit në pjesë e Maqedonisë.


Në lidhje me vatrën e zjarrit, mendohet të jetë i qëllimshëm nga barinjtë për kullotat e reja.

Specialistët thonë se përhapja e madhe në sipërfaqe e zjarrit tashmë mund të fiket vetëm me ndërhyrje nga ajri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion