VIDEO/ S*lmi në shkollën Hebraike në Amsterdam, publikohen fotot e dy autorëve të dyshuar

Bota

VIDEO/ S*lmi në shkollën Hebraike në Amsterdam, publikohen fotot

Policia holandeze publikoi të hënën fotot e dy të dyshuarve për bombardimin e një shkolle hebraike në Amsterdam, duke i kërkuar publikut të ndajë çdo informacion që ka rreth tyre me autoritetet.

Prokurorët e Roterdamit thanë se besonin se të dyshuarit në një sulm tjetër ndaj një sinagoge në qytet kishin “motive terroriste”.

Autoritetet po kryejnë hetime për të përcaktuar nëse sulmet e ditëve të fundit, në sfondin e luftës në Lindjen e Mesme, janë të lidhura.

Në imazhet e publikuara nga policia e Amsterdamit, nga kamerat e sigurisë, dy persona në një motoçikletë, të veshur me të zeza, mund të shihen pranë shkollës hebraike që u shënjestrua natën e së shtunës ndaj së dielës.

“Atë natë, rreth orës 03:45 të mëngjesit, dy të dyshuar mbërritën me një skuter. Ata dolën nga automjeti i tyre dhe vendosën pajisjen shpërthyese në murin e jashtëm të shkollës. Pastaj hipën në skuter dhe ikën me vrap”, përshkroi policia. “Ata po përpiqen të frikësojnë komunitetin hebraik në Holandë dhe kjo është pjesë e një konteksti më të gjerë të antisemitizmit në rritje” në vend, tha kryeministri Rob Yellen, në një diskutim që pati me përfaqësuesit e komunitetit hebraik. 

Edhe pse askush nuk u lëndua dhe dëmi ishte i kufizuar, autoritetet janë të shqetësuara sepse sulme të ngjashme kanë ndodhur në Belgjikë dhe Holandë ditët e fundit. Të hënën e kaluar, një shpërthim ndodhi në një sinagogë në Liege. Kjo u pasua të premten nga një tjetër shpërthim jashtë një sinagoge në Roterdam. Në të dyja rastet, nuk pati të lënduar. Katër të rinj të moshës 17-19 vjeç, që besohet se janë përfshirë në sulmin në Roterdam, u sollën sot para një prokurori dhe u lanë në paraburgim për 14 ditë. Në Belgjikë, hetimi i është caktuar zyrës së prokurorit federal, e cila është përgjegjëse për rastet e terrorizmit.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion