VIDEO/ Luiz Ejlli tallet me gafat e banorëve të BBVA 5

Showbiz

VIDEO/ Luiz Ejlli tallet me gafat e banorëve të BBVA 5

Testi i kulturës së përgjithshme në “Big Brother VIP Albania 5” dhe gafat epike të banorëve kanë pushtuar rrjetet sociale ditën e sotme.

Kësaj vale masive humori nuk mund t’i shpëtonte as fituesi i BBVA 2, Luiz Ejlli, i cili njihet për ironinë e tij.

Përmes një videoje komike të publikuar në Instastory, Luizi ka zgjedhur të “tallet” me nivelin e përgjigjeve të banorëve në mënyrën e tij.

Në rolin e “Vëllait të Madh” që zhvillon testin ishte bashkëshortja e tij, Kiara Tito, ndërsa Luizi u sigurua të jepte përgjigjet më ironike të mundshme.

Ja si rrodhi “testi i inteligjencës” në shtëpinë e dyshes:

Kiara: A je gati për një pyetësor?
Luizi: Po.
Kiara: Çfarë mbaroi në vitin 1991?
Luizi: 1990-ta.
Kiara: Albani ka 36 çokollata, ai ha 29, çfarë ka ai tani?
Luizi: Diabet.
Kiara: Ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë?
Luizi: Në fund të faqes.
Kiara: Cila është arsyeja e një divorci?
Luizi: Martesa.
Kiara: Çfarë nuk mund të hamë për mëngjes?
Luizi: Drekë ose darkë.
Kiara: Çfarë të duket si gjysmë molle?
Luizi: Gjysma tjetër.

Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar si një thumbim me sportivitet pas situatave të krijuara së fundmi në reality show.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion