Vetëm një grusht ithtarësh në tubimin e PD-së para Kryeministrisë, ‘Foltorja’ braktiset edhe nga vetë Berisha

Politikë

Vetëm një grusht ithtarësh në tubimin e PD-së para

Vetëm një grusht ithtarësh i janë bashkuar ditën e sotme tubimit të përjavshëm të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha përpara godinës së Kryeministrisë.

Por ajo që është vënë re sot, është se ‘Foltorja’ e PD-së është braktisur edhe nga vetë Berisha, i cili sipas burimeve për Report TV, ka qenë në Kavajë ku ka marrë pjesë në një Iftar.

Nga tubimi në tubim, vihet re qartë një firo e militantëve të Partisë Demokratike, duke bërë që të pranishmit të shesh të numërohen me gishtat e dorës.

Një nga shkaqet kryesore të numrit të ulët të pjesëmarrësve në protestë është edhe dhuna dhe hedhja e molotovëve gjatë protestave të fundit të PD-së, duke krijuar panik dhe pasiguri te të pranishmit./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion