Video/ Shkoi ta arrestonte, i pastrehi sulmon policen, e shpëtojnë kalimtarët

Bota

Video/ Shkoi ta arrestonte, i pastrehi sulmon policen, e shpëtojnë

Një police u shpëtua nga duart e një të pastrehu në një lagje kineze të San Franciskos. Efektivja, e cila kërkonte ta prangoste u përball me rezistencën e tij ndërsa u shpëtua nga kalimtaret.

Incidenti u shënua të premten në mbrëmje në sheshin Portsmouth, por videoja e cila tregonte si kishte ndodhur incidenti u bë virale të dielën.

Oficerja e policisë në video duket vetëm teksa i afrohet të pastrehit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by the_asian_dawn (@the_asian_dawn)

Fillimisht burri duket sikur nuk do krijonte probleme por në momentin kur oficerja po vendoste dorashkat, burri e kap dhe e hedh në tokë.

U desht ndërhyrja e kalimtarëve që të ndihmojnë oficeren e policisë e cila kishte përfunduar poshtë trupit të madh të burrit që po e rrezikonte ta mbyste. Një minutë më pas mbërritën dhe forcat përforcuese për ta arrestuar të pastrehin.

Ende nuk është identifikuar se kush është i pastrehi, por sipas dëshmitarëve ai kishte qenë aty duke bëri thirrje raciste. Madje kishte refuzuar dhe të largohej pavarësisht paralajmërimeve të policisë.

ME TE LEXUARAT