VIDEO/ SHBA sekuestron një tjetër anije me cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sekuestruan sot një tjetër anije cisternë që ishte ankoruar në Venezuelë.
Lajmi u bë I ditur nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Christy Noem në një postim në platformën X.
“SHBA-të do të vazhdojnë të ndjekin lëvizjen e paligjshme të naftës së sanksionuar që përdoret për të financuar narkoterrorizmin në rajon”, tha ajo.
Roja Bregdetare ra në gjurmët e anijes me ndihmën e Pentagonit.
Sipas disa mediave amerikane anija u sekuestrua në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës.Gazeta New York Times raportoi se ajo ishte me flamur panamez dhe mbante naftë venezueliane.
In a pre-dawn action early this morning on Dec. 20, the US Coast Guard with the support of the Department of War apprehended an oil tanker that was last docked in Venezuela.
— Secretary Kristi Noem (@Sec_Noem) December 20, 2025
The United States will continue to pursue the illicit movement of sanctioned oil that is used to fund… pic.twitter.com/nSZ4mi6axc


