Video/ SHBA sulmon Venezuelën! Shpërthime dhe sirena sulmesh ajrore në Karakas

Bota

Video/ SHBA sulmon Venezuelën! Shpërthime dhe sirena sulmesh ajrore

Sirena sulmesh ajrore dhe shpërthime u dëgjuan në orët e para të së shtunës në kryeqytetin venezuelian , Karakas, me Presidentin Nicolas Maduro që shpalli – në një përgjigje fillestare – vendin në gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas raportimeve, një nga objektet që është goditur është Kalaja Tiuna në anën jugore të qytetit, kompleksi kryesor ushtarak i Venezuelës, ku ndodhen – ndër të tjera – Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake. Bombardimet rezultuan gjithashtu në ndërprerjen e energjisë elektrike në zonë. Shpërthimi i parë u regjistrua afërsisht në orën 1:50 të mëngjesit sipas kohës lokale. “Një shpërthim ishte aq i fuqishëm sa dritarja ime u drodh pas tij”, tha korrespondenti i CNN.

Administrata e presidentit Trump ka deklaruar se është e informuar për raportimet mbi shpërthime dhe fluturime mbi kryeqytetin venezuelian, Caracas, në orët e para të së shtunës.
Sipas CBS News, zyrtarët amerikanë njoftojnë se Presidenti Trump ka urdhëruar sulme ndaj disa objekteve brenda Venezuelës, përfshirë edhe facilitetet ushtarake.

Ky zhvillim vjen pas javësh presioni nga administrata amerikane ndaj presidentit venezuelian, Nicolás Maduro, të cilin presidenti amerikan e akuzon për përhapjen e trafikut të drogës dhe kriminalitetit drejt Shteteve të Bashkuara.

Nderkohe, qeveria e Venezuelës ka dalë me një deklaratë zyrtare pas sulmeve të urdhëruara nga Presidenti amerikan Donald Trump.

“Venezuela refuzon, dënon dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndëshkuar agresionin ushtarak jashtëzakonisht serioz të kryer nga Qeveria aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj territorit venezuelian”, thuhet ne deklarate.

 

ME TE LEXUARAT