VIDEO/ Sulmi me armë në Universitetin Brown, studentët në panik, momenti kur fshihen në bibliotekë për të shpëtuar

Bota

VIDEO/ Sulmi me armë në Universitetin Brown, studentët në

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentet e tmerrit në Universitetin Brown, ku studentë janë fshehur në bibliotekë për të shpëtuar, ndërsa dëgjoheshin të shtënat e armëve në kampus.

Në pamje duket një grup prej më shumë se dymbëdhjetë studentësh të trembur dhe me lot në sy, ulur në dysheme para rafteve me libra, ndërsa të paktën shtatë të shtëna dëgjohen qartë.

Ngjarja ndodhi të shtunën gjatë një sulmi masiv me armë zjarri, që shkaktoi vdekjen e dy personave dhe plagosjen serioze të 9 të tjerëve.

Ndërkohë dhjetëra efektivë policie të armatosur hynë në bibliotekë, duke urdhëruar studentët të ngrinin duart lart.

ME TE LEXUARAT