VIDEO/ 55-vjeçari humb jetën në palestër! Shtanga i ra në gjoks dhe…

Bota

VIDEO/ 55-vjeçari humb jetën në palestër! Shtanga i ra

Një burrë 55-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një palestër në Brazil, kur shtanga që po ngrinte i rrëshqiti nga duart dhe i ra në gjoks.

Siç shihet nga videoja e regjistruar nga një kamera sigurie, Ronald Montenegro, siç u quajt 55-vjeçari, u rrëzua menjëherë pasi u ngrit nga stoli.

Edhe pse u transportua menjëherë në një qendër shëndetësore aty pranë, mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.

Montenegro, baba i dy fëmijëve, punonte si drejtor muzeu në rajonin Olinda të Brazilit.

VIDEO/ 55-vjeçari humb jetën në palestër! Shtanga i ra

Muzeu Palacio dos Bonecos Gigantes shprehu trishtimin e tij për vdekjen e 55-vjeçarit me një foto të tij dhe një fjongo të zezë:

“Me trishtim të thellë njoftojmë vdekjen e Ronald Montenegro, presidentit tonë dhe një figure të rëndësishme në historinë dhe funksionimin e Palacio dos Bonecos”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion