Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, merr pjesë në një shfaqje ajrore me vajzën e tij (FOTO)

Sipas mediave shtetërore, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vlerësoi rolin e Forcave Ajrore në parandalimin bërthamor gjatë një eventi që festoi 80-vjetorin e themelimit të tij.
The Democratic People's Republic of Korea (#DPRK) on Friday held a series of events to celebrate the 80th anniversary of the founding of the Air Force of the Korean People's Army. Kim Jong Un, general secretary of the Workers' Party of Korea and president of the State Affairs of… pic.twitter.com/VppUYCv5UQ
— CCTV Asia Pacific (@CCTVAsiaPacific) November 30, 2025
I shoqëruar nga vajza e tij, Kim mori pjesë në një demonstrim ajror. Në fotot e publikuara nga gazeta Rodong Sinmun, Kim Jong Un është fotografuar duke inspektuar dronë dhe raketahedhës vetëlëvizës.
Koreja e Veriut ka filluar prodhimin masiv të dronëve FPV (First Person View), mjete ajrore të vogla të pajisura me një kamera që transmeton imazhe direkt te operatori, si dhe dronë sulmi më të mëdhenj, tha një zyrtar i inteligjencës ukrainase për agjencinë e lajmeve Reuters.
Pritjet e vendit për Forcën Ajrore janë vërtet “të mëdha”, tha Kim Jong Un, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA). “Forcat Ajrore duhet të zmbrapsin dhe frenojnë me vendosmëri çdo lloj spiunazhi dhe provokimi të mundshëm ushtarak nga armiku”, shtoi ai.


