‘Superleku’, euro në pikiatë, ndikoi SEPA! Rezerva 7 mld €, BSh blen € për të frenuar rënien

Soft

‘Superleku’, euro në pikiatë, ndikoi SEPA! Rezerva 7 mld

Vjeshta u mbyll me një tjetër rekord negativ për monedhën evropiane, që po këmbehet në kufijtë e 96 lekëve. Banka e Shqipërisë raporton se rezerva valutore arriti rekord në gusht me 7 miliardë euro, ndikuar edhe prej blerjeve të valutës për të normalizuar kursin.

Euro e mbylli vjeshtën më e dobët se kurrë. Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregun se një euro është këmbyer me mesatarisht 96.66 lekë gjatë nëntorit, duke u zhvlerësuar me 1% vetëm në tremujorin e vjeshtës. Kurse në raport me vjeshtën e vitit të kaluar, monedha evropiane është zhvlerësuar me 2%.

Më e fortë ka qenë rënia e dollarit amerikan. Me 9% është zhvlerësuar dollari krahasuar me vjeshtën e 2024-ës. Gjatë këtij muaj një dollarë ka kushtuar mesatarisht 83.64 lekë, ndërsa vjet ishte 92.25 lekë.

Ky nënçmim i monedhave të huaja, sipas institucioneve vendase ka ardhur për shkak të parave që po vijnë nga sektori i turizmit, prej investimeve dhe remitancave. Po ashtu ndikim në rënien e euros në nëntor ka dhënë edhe hyrja zyrtarisht në SEPA, e cila e ka bërë më të lehtë dhe më pak të kushtueshme sjelljen e valutës në Shqipëri, pasi janë ulur ndjeshëm komisionet.

Forcimi i lekut, ka ndihmuar qeverinë dhe të gjithë ata qytetarë e biznese që i kanë borxhet në valutë, pasi e ka bërë më pak të kushtueshëm kthimin. Por ka dëmtuar direk eksportuesit dhe familjet që marrin para nga të afërmit e tyre emigrantë.

‘Superleku’, euro në pikiatë, ndikoi SEPA! Rezerva 7 mld

Po ashtu rënia e euros por edhe e dollarit kanë kontribuar në mos-realizimin e planit për të ardhurat me 70 milionë euro deri tani. Kjo situatë duhet të ishte përkthyer edhe në çmime më të ulta në treg për mallrat e importit, si rasti i naftës, por sipas ekspertëve për shkak të abuzimeve nga tregtarët, kjo gjë nuk po ndodh.

Si rezultat i zhvlerësimit të valutave përballë monedhës kombëtare, Banka e Shqipërisë ka blerë euro në treg për të frenuar një rënie edhe më të fortë. Për këtë arsye është rritur ndjeshëm edhe rezerva valutore e cila këtë vit ka kaluar për herë të parë pragun prej 7 miliardë euro. Edhe pse në raport me shtatorin, është ulur lehtë rezerva valutore krahasuar me tetorin e 2024-ës përllogaritet në gati 1 miliardë euro më shumë.

Pak ditë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtare deklaroi se Banka e Shqipërisë duhet ta lë kursin të lirë, dhe të reduktojë ndërhyrjet në treg për të frenuar këtë rënie/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion