U vra nga ISIS në aeroportin e Kabulit, del videoja e 20-vjeçares para vdekjes: Lutuni për ne (Video)

Bota

U vra nga ISIS në aeroportin e Kabulit, del videoja e 20-vjeçares

Kudo online shihet videoja e Najama Sadaqei, 20-vjeçares afgane e cila duke qarë i jepte lamtumirën të gjithve. Videoja e saj është bërë disa ditë para se të vdiste.

“Ne të gjithë jemi në shtëpi, nuk kemi mundësi të dalim jashtë, të punojmë apo të studiojmë. Pavarësisht se thonë se nuk kanë asnjë problem me ne gratë, ne nuk u besojmë talebanëve për shkak të së kaluarës së tyre. Jeta në Kabul është bërë shumë e vështirë, veçanërisht për ata që dikur ishin të lirë dhe të lumtur. Uroj që kjo të ishte vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe që një ditë të zgjoheshim. Por e di që kjo nuk është e mundur dhe se është tepër vonë për ne”, tha e reja.

Ajo tregoi se po përpiqet që të largohet nga vendi, pasi ka frikë nga talebanët, ndërsa kërkoi që të gjithë të luten me të. Kujtojmë se sulmi i ISIS 1 javë më parë vrau mbi 100 persona, përfshirë edhe 13 ushtarë amerikanë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion