U rikonfirmua në ministrinë e Shëndetësisë, Manastirliu: E kemi menaxhuar mirë situatën e pandemisë!
Lajmifundit
/
2 September 2021, 13:44
Politikë

Pasi u rikonfirmua në krye të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për medie tha se bashkë me ekipin kanë bërë një punë të mirë sa i përket menaxhimit të pandemisë. Puna nuk bëhet vetëm, tha Manastirliu, por në ekip.
“Puna nuk bëhet vetëm por në ekip. Nën drejtimin e Ramës padyshim që përpjekjet e ekipit në ministrinë e shëndetësisë ia kemi dalë të shkojmë në një nivel të mirë sa i përket të gjithë administrimit të menaxhimit të pandemisë”, tha ministrja.

