Po i priste një makinë jashtë burgut? Detaje nga tentativa për arratisje e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit

Aktualitet

Po i priste një makinë jashtë burgut? Detaje nga tentativa

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tentativa e arratisjes në burgun 313 rreth një muaj më parë, ku tentoi arratisjen Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri.

Hetuesit kanë kërkuar rregulloren e brendshme të burgjeve, se si veprohet çfarë parashikon ajo dhe nëse gardianët lëvizin apo ajo nga regjimi i brendshëm.

Gjithashtu ata kërkojnë informacion se kush e ka dhënë urdhrin për të lëvizur nga ambientet e vendit ku qëndronin, pasi Çepele tentoi të vrasë veten. Një tjetër verifikim që po kryen grupi hetimor është edhe kartela mjekësore e Lulzim Çepelës që tentoi vetëvrasjen, nëse duhej të çohej apo jo në spital.

Mësohet se hetuesit janë duke verifikuar edhe kamerat e jashtme të burgut 313, nëse ka pasur apo jo ndonjë makinë apo persona të dyshimtë që prisnin jashtë ambienteve të burgut Çekajn dhe Fatmir Pjetrin me qëllim largimin e tyre.

Burimet bëjnë me dije së për të mësuar nëse të burgosurit janë ndihmuar nga persona të tjerë apo jo, e nëse  tentativa  arratisjes së tyre ka qenë e mirëroganizuar.

Kërkesa e prokurorit të çështjes, Bajram Brecani synon të sqarojë e të hedhë dritë mbi zyrtarë të tjerë të 313 që dyshohet se bashkëpunuan duke larguar policët e regjimit të brendshëm, të cilët urdhëruan të shoqërojnë Çepelen jashtë burgut pavarësisht se kjo ishte e ndaluar.

“Kemi verifikuar paraprakisht dëmtimet që kishte Çepele, i cili nuk kishte plagë me rrezik për jetën dhe për këtë arsye do merret dëshmia edhe e mjekes se në çfarë shkalle e konsideroi ajo vetdëmtimin e të burgosurit”.

Ndërkohë mësohet se do të ripyeten tetë policët e pezulluar nga detyra për të gjithë ngjarjen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion