Dëmi i përmbytjeve në Gjermani, ujërat e zeza shkatërrojnë 50 milionë euro kartmonedha

Përmbytjet në Gjermani kanë shkatërruar 50 milionë euro. Kështu ka bërë me dije Banka qëndrore e vendit, duke treguar se kartmonedhat janë dëmtuar nga uji, me naftë, ujëra të zeza me baltë. Ndërkohë, mediat ndërkombëtare shkruajnë se paratë e dëmtuara thahen, përpunohen dhe më pas shkatërrohen në një qendër në Mainz që analizon paratë e falsifikuara dhe të dëmtuara.
Qytetarët gjermanë që dorëzojnë kartëmonedhat e dëmtuara rimbursohen. Këtë vit, qendra ka marrë monedha me vlerë 51 milionë euro nga zonat e goditura nga përmbytjet në Gjermaninë perëndimore mes mesit të korrikut dhe fundit të gushtit.
Bundesbank tha se ka blerë tharëse për të përballuar fluksin e parave të pista, duke vënë në dukje se është e rëndësishme të përpunonte kartëmonedhat para se të grumbullohen së bashku dhe të bëhen po aq të forta sa betoni. Më shumë se 180 njerëz vdiqën në Gjermani dhe qindra të tjerë u plagosën nga përmbytjet, të cilat morën jetë edhe në Belgjikën fqinje.
Reshjet e dendura të shiut i kthyen përrenjtë e vegjël në përrenj të furishëm, duke marrë përpara shtëpi, ura dhe makina./shqiptarja


