U rrëzua nga lartësia gjatë një grabitjeje në Itali, ndërron jetë 35-vjeçari shqiptar

Bota

U rrëzua nga lartësia gjatë një grabitjeje në Itali,

Ka ndërruar jetë një prej dy shqiptarëve të cilët u aksidentuan gjatë një grabitjeje të një magazine të materialeve të lëkurës në Itali. 35-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra në kokë si pasojë e rënies nga lartësia 6 metra.

Të dy shqiptarët, kishin rënë nga çatia e një kasolle në San Donnino ku kishin tentuar të kryenin një vjedhje.


I plagosuri tjetër ndodhet gjithashtu në spitalin Careggi, por jashtë rrezikut për jetën. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale e cila rezultoi me sukses.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptarët u transportuan me urgjencë në spital pas aksidentit të grabitjes, ndërkohë që policia mundi t’i gjente përmes analizave të AND-së. Mister mbetet person ii cili ka bërë transportimin e shqiptarëve në spital, ndërkohë që po vijon puna për identifikimin e tij.

ME TE LEXUARAT