"Do padisim laboratorin", 12 efektivë police në Shkodër dalin përdorues droge pas testit
Lajmifundit
/
7 Dhjetor 2021, 11:12
Aktualitet

80 oficerë policie kanë bërë testin anti-drogë në Shkodër. Burimet tregojnë se 12 kanë rezultuar konsumues. Por ata e kanë kundërshtuar rezultatin duke theksuar se do ngrenë padi ndaj laboratorit. Mosha mesatare e 12 efektivëve është 50 vjeç. Ata janë të nivelit inspektorë.
Efektivët kundërshtojnë testin duke e quajtur të pasaktë rezultatin.
Kujtojmë se efiktëve të cilët kanë rezultuar si përdorues të drogës janë konstatuar dhe në Policinë e Shkodrës (12 efektivë), Tiranës (25 efektivë) dhe Elbasanit (2 efektive femra), ndërkohë që rezultatet e testeve në qytetet e tjera nuk kanë dalë ende.


