Trump zbulon qëllimin e madh: SHBA do marrin burimin e naftës brenda Iranit

Presidenti amerikan Trump thotë se mendon që një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës është afër, por gjithashtu se trupat e tij mund të pushtojnë qendrën iraniane të eksportit të naftës në ishullin Kharg.
Financial Times raporton se Donald Trump ka thënë se "preferenca e tij do të ishte të merrte naftën" në Iran dhe se forcat amerikane mund të pushtonin qendrën e eksportit të regjimit në Ishullin Kharg .
Por, ndërsa rreth 2,500 marinsat amerikanë thuhet se mbërritën në Lindjen e Mesme, Trump i tha gjithashtu gazetës: "Për të qenë i sinqertë me ju, gjëja ime e preferuar është të marr naftën në Iran, por disa njerëz budallenj në SHBA thonë: 'pse po e bëni këtë?'".
Ai tha gjithashtu të dielën: "Ndoshta e marrim Ishullin Kharg, ndoshta jo. Kemi shumë mundësi".
Në të njëjtën kohë, Trump theksoi se bisedimet indirekte SHBA-Iran nëpërmjet "emisarëve" pakistanezë po përparonin mirë, tha raporti.


