Trump paralajmëron për shkatërrim total, reagon AIEA: Irani ende ka kapacitete bërthamore

Bota

Trump paralajmëron për shkatërrim total, reagon AIEA:  Irani ende

Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se programi bërthamor iranian është “shkatërruar plotësisht” nga ushtria amerikane, duke përshkruar sulmet ndaj impianteve si “perforim si përmes gjalpit”.

Por, në kundërshtim me këtë retorikë triumfuese, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA), Rafael Grossi, ka dhënë një version të ndryshëm të realitetit. Në një intervistë për CBS, Grossi deklaroi se vetëm autoritetet iraniane kanë një ide të qartë për dëmet reale në impiantet bërthamore dhe se “nuk mund të thuhet se gjithçka është zhdukur”.

Ai shtoi se Teherani ende ruan “kapacitete industriale dhe teknologjike” për të rivendosur brenda pak muajsh një cikël funksional për pasurimin e uraniumit.

Sipas AIEA, një ditë para sulmeve, Irani kishte nisur transferimin e materialit bërthamor për ta vendosur në siguri. Vlerësimet e Grossit përputhen edhe me analizat paraprake të inteligjencës amerikane dhe evropiane, si dhe me raportin e paraqitur në Kongres nga gjenerali Dan Caine, i cili pohoi se edhe pse tre impiantet kryesore janë goditur rëndë, ende nuk është e qartë nëse centrifugat apo uraniumi i pasuruar janë zhvendosur në zona të tjera.

Sipas “Washington Post”, inteligjenca amerikane ka përgjuar biseda mes zyrtarëve iranianë të cilët janë shprehur të habitur nga “intensiteti më i ulët se pritej” i sulmeve amerikane. Administrata Trump nuk i ka mohuar këto përgjime, por i ka kundërshtuar përfundimet e tyre.

Megjithatë, analistët bien dakord se pajisjet e impiantit të Isfahanit, të nevojshme për fazën e metallizimit, hap i rëndësishëm drejt prodhimit të një arme bërthamore janë shkatërruar, gjë që mund të vonojë ndjeshëm militarizimin e programit iranian.

 

 

ME TE LEXUARAT