Izraeli goditi radarët e Iranit pas amëpushimit, ndaloi sulmet pas telefonates së Trump me Netanjahun

Izraeli goditi një pikë radari në veri të Teheranit të martën, por u përmbajt nga kryerja e sulmeve të mëtejshme pasi kryeministri Benjamin Netanyahu foli me presidentin e SHBA-së Donald Trump, tha Zyra e Kryeministrit në një deklaratë.
Sulmi ndaj Iranit, i cili u nis disa orë pasi armëpushimi pritej të hynte në fuqi, erdhi pasi zyrtarët izraelitë akuzuan Teheranin për shkelje të armëpushimit duke qëlluar disa raketa drejt Izraelit.
Kryeministri izraelit tha se Trump “shprehu vlerësimin e tij të madh për Izraelin” dhe se Netanyahu u zotua të përmbahet nga sulme të mëtejshme.
Telefonata Trump-Netanyahu:
Një burim nga Shtëpia e Bardhë i tha CNN se Trump foli me Netanyahun të martën në mëngjes dhe ishte "jashtëzakonisht i vendosur dhe i drejtpërdrejtë".

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, Fars, tha të martën se korrespondentja e saj dëgjoi shpërthime në Iranin verior, disa orë pasi Izraeli dhe Irani ranë dakord për armëpushim.
Korrespondenti i Fars raportoi se një shpërthim u dëgjua në qytetin bregdetar të Babolsar, në veri të Teheranit. Automjetet e shpëtimit dhe ambulancat po lëvizin drejt vendit të shpërthimit, tha Fars.
Sipas Izraelit, dy raketa balistike iraniane u lëshuan drejt Izraelit afërsisht tre orë pasi armëpushimi i shpallur nga Trump hyri në fuqi. Në Shtëpinë e Bardhë, Trump më vonë e përshkroi atë si "një raketë që nuk u ul - që u qëllua - ndoshta gabimisht, që nuk u ul".
Telefonata Trump-Netanjahu per armepushimin
Zyra e kryeministrit izraelit Netanyahu ka lëshuar një deklaratë ku trajton operacionet e fundit ushtarake të Izraelit në Teheran.
Zyra tha se ushtria izraelite “shkatërroi një instalim radari pranë Teheranit” në hakmarrje ndaj disa sulmeve të mëparshme me raketa iraniane, të cilat i përshkroi si “shkelje” të armëpushimit.
Por, pas një bisede me Trumpin, Netanyahu “u përmbaajt nga sulme të mëtejshme”, sipas deklaratës.
“Në telefonatë, Presidenti Trump shprehu vlerësimin e tij të thellë për Izraelin, duke thënë se kishte arritur të gjitha objektivat e luftës.
Ai gjithashtu shprehu besim në stabilitetin e armëpushimit”, thuhej më tej ne deklaratë.
Shkelja e armëpushimit, Trump mesazh Izraelit: Ktheni mbrapsht avionët, mos hidhni bombat!

Presidenti amerikan Donald Trump ka adresuar një deklaratë të fortë në platformën “Truth Social”, duke i bërë thirrje publike Izraelit që të ndalojë çdo operacion ushtarak të mundshëm ndaj Iranit.
“Izrael. Mos i hidhni ato bomba. Nëse e bëni është një shkelje e madhe. Kthejini pilotët tuaj në shtëpi, tani!”, shkroi Trump.
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Izraeli dhe Irani kanë shkelur armëpushimin e deklaruar diten e sotme ne oret e mengjesit.
Trump konfirmon: Izraeli dhe Irani kanë shkelur armëpushimin!
Presidenti amerikan ka akuzuar si Izraelin ashtu edhe Iranin për shkelje të armëpushimit që ai shpalli disa orë më parë.
Duke folur me gazetarët përpara se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, Trump tha se nuk ishte i kënaqur me asnjërin vend, por veçanërisht me Izraelin, i cili “u çlirua” menjëherë pasi ra dakord për marrëveshjen.
Me shume lajme mbi luften mes Izraelit dhe Iranit ketu
Deklarata e Trump:
«Nuk jam i sigurt nëse e bënë qëllimisht. Ata nuk mundën t’i bindnin njerëzit qe të binden», tha ai.
Trump tha se është veçanërisht i pakënaqur me Izraelin, i cili “hodhi një ngarkesë bombash që nuk kam parë kurrë më parë” menjëherë pasi ra dakord për një armëpushim.
“Kur them, ‘ke 12 orë’, nuk del që në orën e parë dhe thjesht hedh gjithçka që ke mbi ta”, u ankua Trump.
«Izraeli, sapo arritëm marrëveshjen, doli dhe hodhi një ngarkesë bombash, të tilla që nuk i kam parë kurrë më parë», tha ai ndërsa u nis nga Uashingtoni për në një samit të NATO-s në Holandë. «Ngarkesa më e madhe që kemi parë ndonjëherë».
“Në thelb kemi dy vende që kanë luftuar për aq kohë dhe aq fort sa nuk e dinë çfarë po bëjnë”, përfundoi Trump përpara se të hipte në avionin Marine One.


