TËRMET i fuqishëm 6.9 ballë godet këtë shtet, paralajmërohet rrezik për një CUNAMI

Bota

TËRMET i fuqishëm 6.9 ballë godet këtë shtet,

Një tërmet i fortë me magnitudë paraprake 6.9 ka goditur Filipinet Qendrore rreth orës 22:00 me orën lokale, sipas njoftimit të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Epiqendra e lëkundjes ndodhej nën ujë, në perëndim të qytetit Palompon, duke rritur frikën për pasoja të rënda jo vetëm nga tronditjet, por edhe nga një cunami i mundshëm.

Autoritetet vendase dhe qendrat sizmologjike po monitorojnë situatën, ndërsa banorët e zonës bregdetare janë paralajmëruar për mundësinë e valëve të larta dhe dëmeve strukturore nga lëkundjet e forta.

Aktualisht nuk ka raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale, por situata mbetet në zhvillim.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion