Tragjedi në Kaliforni, vriten me armë në kinema dy të rinj, arrestohet një i dyshuar

Vritet me armë zjarri Anthony Barajas, 19-vjeçari me famë në Tik- Tok dhe shoqja e tij Riley Goodrich në Kaliforni.

Viktimat kanë qenë në kinema në momentin e ngjarjes, ndërsa mediat tregojnë se në këtë zonë ka ndodhur një sulm me armë.
Sipas mediave, 19-vjeçari vdiq në spital, ndërsa në pranga ka rënë një 20-vjeçar, Joseph Jimenez. Sipas policisë, shkruajnë mediat, në banesën e këtij të fundit u gjet një armë dhe prova që e çojnë atë tek ngjarja që i mori jetën dy të rinjëve. Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se autori ishte i vetëm kur kreu krimin dhe se nuk i njihte viktimat. Ende nuk dihen detajet e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë Barajas, i njohur me emrin “itsanthonymichael”, kishte pothuajse 1 milionë ndjekës në Tik- Tok, por jeta e tij u mbyll me kaq.


