Lajmi i mirë nga Gjirokastra, shuhen 2 vatrat e zjarrit në fshatin Palokastër, digjen 5 ha kullotë

Aktualitet

Lajmi i mirë nga Gjirokastra, shuhen 2 vatrat e zjarrit në fshatin

Ditën e sotme bëhet me dije se janë shuar dy vatrat e zjarrit në fshatin Palokastër në Gjirokastër. Mësohet se zjarri nisi dje, ndërsa puna e vazhdueshme e zjarrëfikësve gjatë natës ka bërë të mundur shuarjen.

Zjarri mësohet se ka arritur të djegë 5 ha kullotë dhe drurëve frutorë. Dëmi më i madh është bërë në fshatrat Qesarat, Dhoksat dhe Valare. Puna është bërë nga 30 zjarrëfikës, ndërsa janë angazhuar edhe 20 forca të ushtrisë, 20 punonjës të Bashkisë së Gjirokastrës.

ME TE LEXUARAT