Trafiku i armëve dhe drogës drejtohej nga burgu/ Europol superaksion në Ballkan, 37 të arrestuar

Bota

Trafiku i armëve dhe drogës drejtohej nga burgu/ Europol superaksion

Europol njoftoi se pas një operacioni të madh policor në shtatë vende shpërbeu “një bande kriminale jashtëzakonisht të dhunshme nga Ballkani Perëndimor”.

Kreu i grupit thuhet se është një boshnjak i cili aktualisht po vuan dënimin me katër vjet burg në Itali. Sipas Europol, ai vazhdoi të drejtonte trafikun e armëve dhe drogës nga qelia e tij e burgut.

Të mërkurën, një aksion policor është kryer në Kroaci, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani. Operacioni u koordinua nga qendra operacionale e policisë kroate në Zagreb.

Ndër të tjera janë sekuestruar 148 mijë euro, 18 armë zjarri, 500 gramë tritol, 15 kg kokainë, 11 kg heroinë, 3 kg amfetaminë, 7 kg marihuanë dhe 10 kg hash, ndërsa janë arrestuar 37 persona.

 

ME TE LEXUARAT