Frika nga sulmet e Houthit, tkurret numri i anijeve në Detin e Kuq

Bota

Frika nga sulmet e Houthit, tkurret numri i anijeve në Detin e Kuq

Transporti me kontejnerë përmes Detit të Kuq ka pësuar një rënie me thuajse 30% nga viti në vit. Lajmi bëhet i ditur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) , ku theksohet se kjo rënie vjen për shkak të përhapjes së sulmeve të rebelëve Houthi ndaj anijeve tregtare në brigjet e Jemenit.

“Shumica e trafikut në Detin e Kuq është transport me kontejnerë, i cili është ulur me pothuajse 30 për qind,” tha Jihad Azour, drejtor i divizionit të Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore të FMN-së.

Sipas platformës PortWatch të FMN-së, vëllimi i transportit përmes Kanalit të Suezit, i cili lidh Detin e Kuq me Mesdheun, ra me 37% nga 1 në 16 janar krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-ës.

Huthi, të cilët kontrollojnë pothuajse të gjithë Jemenin verior, kanë nisur më shumë se 35 sulme kundër anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që nga 19 nëntori , sipas Pentagonit të SHBA-së, duke penguar transportin në këtë zonë vendimtare nga ku në kushte normale kalon rreth 12% e tregtisë botërore.

Rebelët, pranë Teheranit, thonë se synojnë të bllokojnë anijet e lidhura me Izraelin që të kalojnë nëpër ujërat e Jemenit në një “shfaqje solidariteti” me palestinezët në Rripin e Gazës.

Sulmet e tyre kanë bërë që kompanitë e mëdha të transportit detar të urdhërojnë anijet e tyre që të shmangin rrugën e Kanalit të Suezit dhe të lëvizin rreth Afrikës, duke e bërë që të rritet koha e transportit si dhe kostoja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion