Kaos në aeroportet gjermane, anulohen mijëra fluturime

Bota

Kaos në aeroportet gjermane, anulohen mijëra fluturime

Rreth 25,000 punonjës të sigurisë në 11 aeroportet kryesore gjermane kanë hyrë në grevë që nga orët e para të mëngjesit, duke vënë në rrezik anulimin e mijëra fluturimeve sot.

Sindikata Ver.di thirri një grevë 24-orëshe, duke kërkuar rritje prej 2,80 €/orë dhe më shumë bonuse jashtë orarit. Sipas punëdhënësve, përmbushja e kërkesave do të nënkuptonte kosto shtesë prej 250 milionë eurosh vetëm për vitin aktual.

Demonstratat e sotme kanë të bëjnë me aeroportet e Berlinit, Frankfurtit, Hamburgut, Shtutgartit, Bremenit, Hanoverit, Këlnit, Dyseldorfit, Lajpcigut, Erfurtit dhe Dresdenit, ndërsa nga aeroportet kryesore funksionon vetëm Mynihu.

Kontrolli i punëtorëve, udhëtarëve, mallrave dhe bagazheve varion nga shumë i kufizuar deri në asnjë, në varësi të pjesëmarrjes së punëtorëve në grevë. Të gjitha fluturimet nga aeroportet e Berlinit, Hamburgut dhe Shtutgartit tashmë janë anuluar. Në total, llogaritet se sot nuk do të realizohen më shumë se 11 mijë fluturime të planifikuara.

ME TE LEXUARAT