Tentuan të vendosnin kokainë në makinën e shefes, arrestohet kreu i policisë dhe shqiptari

Bota

Tentuan të vendosnin kokainë në makinën e shefes, arrestohet

Një shef policie është arrestuar këtë të martë në Itali, pasi tentoi të vendoste kokainë në makinën e komandantes së tij pasi kjo e fundit nuk i dha rritjen në detyrë.

Tentuan të vendosnin kokainë në makinën e shefes, arrestohet

Salvatore Furci, aktualisht shef policie në një komisariat lokal në Trezzano sul Naviglio pranë Milanos, kishte fituar në një konkurs të drejtën për t’u emëruar shef trafiku në një qytezë tjetër pranë Milanos, në Corbetta.

Por ai nuk e kaloi periudhën e provës, edhe kjo ndodhi falë vlerësimeve negative nga oficerja e tij komanduese, Lia Vismara.

Si hakmarrje ai i dha detyrë bashkëpunëtorit të tij shqiptar që të vendoste disa doza kokaine në makinën e saj, tha policia të martën. Shqiptari Mariglen Memushi u vu gjithashtu në pranga.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion