Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në Florida, zbulohet identiteti i 21 vjeçarit (FOTO)

Bota

Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në

Mediat amerikane kanë identifikuar personin e qëlluar për vdekje nga agjentët e sigurisë në rezidencën Mar-a-Lago si 21-vjeçarin Austin Tucker Martin.

Tentoi të hynte me armë në rezidencën e Trump në

Më herët, autoritetet kishin bërë të ditur se i riu, me origjinë nga Karolina e Veriut, ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij disa ditë para incidentit.

Sipas Shërbimit Sekret, ai u qëllua pasi tentoi të hynte në mënyrë të paligjshme në perimetrin e sigurisë së kompleksit në Palm Beach.

Agjentët i kërkuan të hidhte armën e gjahut dhe një bidon me lëndë djegëse që mbante me vete. Por, sipas autoriteteve, 21-vjeçari ngriti armën në pozicion qitjeje, çka çoi në reagimin e menjëhershëm të forcave të sigurisë.

Ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Hetimet për motivet dhe lëvizjet e tij para incidentit janë në vijim./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion