Tensione në Iran/ Ekzekutohen dy të dyshuar për lidhje me Mossadin

Autoritetet në Iran kanë ekzekutuar dy persona të akuzuar për lidhje me një rrjet të dyshuar spiunazhi të lidhur me Mossad, sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane.
Sipas transmetuesit shtetëror, të dyshuarit u shpallën fajtorë për marrjen e trajnimeve të avancuara, përfshirë përdorimin e komunikimeve të sigurta, identifikimin e objektivave të ndjeshëm dhe prodhimin e pajisjeve shpërthyese. Ata akuzoheshin gjithashtu për organizimin e zjarrvënieve në objekte ushtarake dhe publike, si dhe për dërgimin e pamjeve te kontaktet e tyre në këmbim të pagesave me kriptomonedha.
Ekzekutimet vijnë në një periudhë tensionesh të larta në rajon, ku autoritetet iraniane kanë njoftuar arrestimin e qindra personave të dyshuar për bashkëpunim me “armiqtë”.
Ndërkohë, situata gjeopolitike mbetet e paqartë, me raportime për përpjekje diplomatike dhe negociata të vazhdueshme për uljen e tensioneve në rajon.