Presidenti ukrainas “i lutet” Putinit: Hajde të flasim!

Bota

Presidenti ukrainas “i lutet” Putinit: Hajde të flasim!

Në mesin e përshkallëzimit të tensioneve mes Kievit e Moskës, presidenti ukrainas Volodimir Zelensky i kërkoi shefit të Kremlinit, Vladimir Putin të takohen për bisedime në zonën e konfliktit, në rajonin e Donbasit, me qëllimin t’i japin fund këtij ngërçi.

Zelenski e bëri ftesën e tij gjatë një mesazhi video të përcjellë mbrëmjen e së martës, në të cilën i kërkonte njëkohësisht mbështetësve perëndimorë të Kievit të dërgonin sinjale të qarta se janë të gatshëm ta mbështesin vendin e tij në këtë përballje me Rusinë.

Kievi dhe Moska ia hedhin fajin njëri tjetrin për ripërtëritjen e dhunës në Donbas, ku forcat ukrainase luftojnë me forcat e mbështetura prej rusëve që nga viti 2014. Gati 14 mijë persona llogaritet të kenë humbur jetën në këtë konflikt. “Zoti Putin, jam gati të shkoj një hap më tej e t`ju ftoj të takohemi ku të doni në rajonin e Donbasit, ku po zhvillohet një luftë”, tha Zelenski.

Tensionet në kufi e shtynë Ukrainës të kërkonte pranimun sa më shpejtë në radhët e Natos. Kievi i bëri po ashtu thirrje BE-së të vendosë sanksione të reja ekonomike mbi Moskën, edhe pse e pranoi më pas se blloku mund të mos jetë ende I përgatitur për një gjë të tillë.

“Qytetarët tanë kanë nevojë për sinjale të qarta se në vitin e tetë të luftës, një vend si ky yni që është mburojë për Europën me koston e jetëve te tij, do të marrë mbështetje jo vetëm si partnerë, siç jemi aktualisht, por si lojtarë të të njëjti ekip, atje jashtë në terren krah për krah me njëri-tjetrin”, ishte mesazhi I Zelenskit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion