Putin kërcënon hapur Perëndimin: Mos e kaloni “vijën e kuqe” me Rusinë

Bota

Putin kërcënon hapur Perëndimin: Mos e kaloni “vijën e

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin të mos e kalojë “vijën e kuqe” me Rusinë dhe dënoi atë që ai e quajti një komplot puçist kundër Bjellorusisë.

Paralajmërimi erdhi në fjalimin e tij vjetor të kombit, në mes të tensionit të shtuar me Perëndimin mbi Ukrainën dhe kritikun e burgosur të Putinit, Alexei Navalny. Më 17 prill autoritetet bjelloruse njoftuan se kishin prishur një komplot të mbështetur nga SHBA, për të vrarë Presidentin Lukashenko. Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte arrestuar dy bjellorusë të dyshuar të përfshirë në komplot.

Pretendimi për grusht shteti u hodh poshtë nga udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, e cila e cilësoi provokim. Ka pasur demonstrata masive në mbështetje të saj që kur Lukashenko kërkoi rizgjedhjen vitin e kaluar, në një votim të dënuar gjerësisht si të manipuluar. Mijëra protestues u dhunuan nga policia dhe u ndaluan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion