Sulmohet një shkollë në Rusi, vriten 8 nxënës dhe 1 mësues
Lajmifundit
/
11 Maj 2021, 10:25
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku mësohet se një shkollë është sulmuar me armë zjarri, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 8 nxënës dhe 1 mësues. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ka rënë në pranga një 17-vjeçar, i dyshuar për krimin monstruoz.
Ndërkohë që bëhet me dije se në shkollën në fjalë ka pasur edhe një shpërthim, ndërsa flitet edhe për një agresor të dytë që ndodhet ende në godinë. Policia po evakuon personat që ndodhen në shkollë.


