Takimi me Merz në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Bota

Takimi me Merz në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Kemi

Presidenti Donald Trump priti sot në Shtëpinë e Bardhë kancelarin gjerman Friedrich Merz për të diskutuar për një sërë çështjesh përfshirë situatën në Iran. 

Trump deklaroi se operacioni ushtarak në Iran “po shkon shumë mirë” dhe se SHBA kanë neutralizuar kapacitetet kryesore ushtarake të Teheranit. “Ata nuk kanë më Marinën, nuk kanë më Aviacionin, nuk kanë më sisteme të zbulimit ajror. Radari i tyre është neutralizuar, gjithçka është neutralizuar”, tha ai

Ai hodhi poshtë edhe pretendimet se Izraeli e kishte shtyrë SHBA-në drejt përshkallëzimit, duke thënë: “ne i kemi shtyrë ata dhe jo e kundërta.”

Sipas raportimeve të mediave, Merz deklaroi mbështetjen e Gjermanisë për planin amerikan për çmontimin e regjimit iranian. /Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion