Studimi: Mund të infektoheni me Covid edhe pse jeni vaksinuar, ja simptomat

ZOE Covid Study ka publikuar së fundmi një hulumtim të ri, lidhur me gjendjen e pacientit pas vaksinimit, me një apo dhe me dy doza. Sipas këtij studimi, të kesh marrë një apo të dyja dozat anti- Covid, zvogëlon rrezikun për tu infektuar, por edhe zvogëlon ashpërsinë e infeksionit nëse dikush infektohet.
Padyshim, shkruhet në studim, pavarësisht se jeni vaksinuar me të dyja dozat, mund të merrni virusin, madje edhe të përjetoni simptomat e saj. Sipas studimit, nëse keni humbje të aromës, kollë, ethe, dhimbje koke dhe lodhje, padyshim ju jeni të infektuar.

“Teshtitja ishte simptoma e vetme që u raportua më shpesh te njerëzit e vaksinuar dhe të infektuar me COVID-19”, shkroi ekipi kërkimor.
Ndërsa ekziston ende rreziku i kontraktimit të COVID-19 pas vaksinimit të dyfishtë, ka ulje të qarta të rrezikut për t’u dërguar në spital, për të pasur simptoma vërtet të këqija ose për të vuajtur nga simptoma të gjata, shtuan ata./Telegrafi


