Asnjë përmirësim në Gjermani, mbi 10 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

Instituti Rober Koch në Gjermani ka publikuar raportin e fundit të situatës së Covid-19 në vend. Raporti në fjalë bëri me dije se numri i rasteve me Covid është mbi 4 milioë, ndërsa në 24 orët e fundit u shënuan 10 453 raste.
Në këto 24 orë, raporti tregon se kanë humbur betejën me Covid-19 21 persona, duke e çuar shifrën totale në 92 346 viktima. Shqetësuese është dhe numri javor i rasteve të rejave, që në në 100 mijë persona ka arritur në 83.1. Kjo shifër e cila në fillim të korrikut ra deri në 4,9 për qind, më 2 gusht u rrit në 17.8, më 30 gusht në 75.8 dhe dje kjo shifër u regjistrua në 80.7.
Lidhur me vaksinimin, të paktën një dozë të vaksinës e kanë marrë 65.7% e popullëisë, dhe vetëm 61.2% të dyja dozat.


