Nuk ndalen talebanët, vrasin policen afgane në muajin e 8 të shtatëzanisë
Lajmifundit
/
6 September 2021, 10:19
Bota

Vrasjet makabre të talebanëve nuk po ndalen. Mediat ndërkombëtare kanë shkruar së fundmi se grupi terrorist ka vrarë policen afgane e cila ishte 8 muajshe shtatëzanë.
Mësohet se viktima, Banu Negar, u vra në shtëpinë e saj përpara familjarëve të cilët e denoncuan ngjarjen dhe në shumë media ndërkombëtare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Firozkoh, qendra e provincës së Ghor. Nuk dihet shkaku pse talebanët morën atë vendim tragjik, ndërsa askush në qytet nuk flet për këtë nga frika.
Dinamika e vrasjes vijon të mbetet e paqartë, pasi askush nuk flet në qytet për këtë ngjarje kaq të rëndë.


