Vdes në moshën 54- vjeçari ambasadori gjerman në Kinë

Ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare ambasadori gjerman në Kinë, Jan Hecker. Lajmin e hidhur e dha Ambasada Gjermane, ndërsa bën me dije se viktima kishte nisur detyrën e re 2 javë më parë. Nuk janë dhënë detaje për shkakun e vdekjes së tij.
Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane. “Ne jemi thellësisht të trishtuar dhe të tronditur kur mësuam për vdekjen e papritur të ambasadorit gjerman në Kinë. Zemrat tona janë me familjen e tij dhe miqtë dhe kolegët e tij në këtë kohë”, tha ai.
Mësohet se Hecker mori postin e tij si ambasadori i 14-të gjerman në Kinë në fund të gushtit, ndërsa më parë ka punuar si Drejtor i Departamentit të Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe Zhvillimit dhe kishte qenë këshilltar i politikës së jashtme të Angela Merkel që nga viti 2017.


