Studenti heq maskën për të bërë një video, qëllohet për vdekje nga policia

Bota

Studenti heq maskën për të bërë një video,

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Republikën Demokratike të Kongos. Sipas mediave të huaja, një student është vrarë nga policia pasi nuk mbante maskë mbrojtëse. Ai e hoqi atë për të bërë një video, për ta publikuar në rrjete sociale. Por në këtë moment është pikasur nga autoritetet e rendit dhe është qëlluar për vdekje.

“Kolegu ynë Honore Shama, student i letërsisë në Universitetin e Kinshas, ka realizuar një video në kuadër të një pune praktike. Ai është akuzuar për mosbindje dhe rezistencë, ku si pasojë u qëllua me armë nga afër”, ka thënë një dëshmitar, që gjithashtu ishte student në Petient Odia.

Bartja e maskës në Kongo është e obligueshme, kurse shkelja e kësaj mase dënohet me 10.000 franga të Kongos apo pesë dollarë amerikanë. Zyrtarët policorë në Kinshas dyshohet se vazhdimisht po i shqetësojnë qytetarët, duke u kërkuar para në këmbim të mos shqiptimit të gjobave të ndryshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në mars të vitit të kaluar, në Kongo janë regjistruar 47.786 raste dhe 1.020 tjerë që kanë humbur jetën nga COVID-19./BW

ME TE LEXUARAT