Shpërthim i “mistershëm” tek një bllok apartamentesh në Atlanta, plagosen 4 persona
Lajmifundit
/
13 September 2021, 10:39
Bota

Një ngjarje e rëndë, fatmirësisht pa të vdekur ka ndodhur në Atlanta të SHBA-së. Mediat vendase shkruajnë se një kompleks apartamentesh është përfshirë në një shpërthim, duke plagosur të paktën 4 persona.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia, ambulance dhe forcat zjarrëfikëse, duke bërë të mundur evakuuimin e të gjithë banorëve të bllokuar në apartamentet e tyre. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se shkaku i shpërthimit në këtë bllok apartamentesh ende nuk dihet, por policia ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur dinamikën.


