Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet  27-vjeçari në Lezhë

Aktualitet

Po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës,

LEZHË- Një 27-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap në qytetin e Lezhës duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm. I riu është identifikuar me inicialet B.D dhe ishte banues në Kamëz.

Destinacioni përfundimtar i emigrantëve ishin vendet e BE-së, ndërsa i riu po i ndihmonte ata të kalonin në Kosovë. Policia në bazë të informacioneve të marra, ka konstatuar të riun në një makinë tip ‘Volswagen’ duke transportuar emigrantët dhe për pasojë është bërë edhe arrestimi i tij.

Ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion