Aksidenti me ashensorin në pallatin në Astir, ja si paraqitet gjendja e 2 të plagosurave

Aktualitet

Aksidenti me ashensorin në pallatin në Astir, ja si paraqitet gjendja

Detaje të reja janë mësuar nga incidenti i ndodhur një ditë më parë në një pallat në zonën e Astirit, ku pas rënies së ashensorit u lënduan 2 gra.

Burime bëjnë me dije se 30-vjeçarja M. S., ndodhet ende në Spitalin e Traumës.

Megjithatë ajo ka vetëm dëmtime në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, gruaja tjetër që e shoqëronte, e që ishte shtatzëne, është dërguar në shtëpi pasi gjendja e saj paraqitet e qëndrueshme.

Kujtojmë se një ditë më parë për këtë incident, u vu në pranga tekniku i firmës së mirëmbajtjes, ndërsa u procedua penalisht vëllai i tij, njëkohësisht dhe administrator i firmës.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion