Po mbytej nga ushqimi në restorant, një “mrekulli” shpëtoi klientin në Rusi (Video)
Lajmifundit
/
13 September 2021, 10:27
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Rusi, por që fatmirësisht përfundoi mirë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një klient po mbytej dhe ndërhyrja e menjëhershme e një klienti tjetër bëri që ai të jetë gjallë sot.
Fillimisht klienti po përpiqej vetë të përtypej, derisa u ngrit nga tavolina duke kërkuar ndihmë.
Të shokuar nga ngjarja, të pranishmit nuk dinin si të vepronin, deri në momentin kurrë një burrë i vjen në ndihmë. Mësohet se ky i fundit ishte një mjek dhe e dinte se çfarë po bënte, duke i shpëtuar jetën.


