Mbi 40 gradë, KUJDES! Dita e sotme me temperatura ekstreme nga i nxehti afrikan

Aktualitet

Mbi 40 gradë, KUJDES! Dita e sotme me temperatura ekstreme nga i nxehti

Sipas meterologeve, ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 37°C

në zonat e ulëta 21 deri 40°C

në zonat bregdetare 22 deri 37°C

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion