Bie në pusin e ujit që po pastronte, humb jetën 68-vjecari në Durrës

Aktualitet

Bie në pusin e ujit që po pastronte, humb jetën 68-vjecari

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hamallaj të Durrësit mbremjen e djeshme.

Policia tha se një 66-vjeçar gjatë tentativës për të pastruar pusin e ujit në banesë dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç, duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion