Shoferi i kamionit godet për vdekje 91-vjeçaren dhe më pas largohet nga vendngjarja

Një 91-vjeçare është goditur nga kamioni në SHBA dhe më pas është braktisur në rrugë nga shoferi , i cili është larguar direkt .
Viktima u godit ndërsa po kalonte nëpër një rrugicë dhe automjeti “po kthehej në mënyrë të pasigurt kur automjeti i dyshuar u përplas me një këmbësor”, sipas Departamentit të Policisë në Los Angeles.
Shoferi pastaj doli nga kamioni dhe vuri re këmbësoren “e shtrirë në rrugë”. Policia thotë se shoferi “e largoi automjetin nga rruga, qëndroi aty pranë për rreth tre minuta, pastaj u kthye në automjeti dhe u largua nga vendi duke mos ndihmuar të moshuarën”.
Viktima ndërroi jetë në spital, nga plagët e marra.
Sipas autoriteteve, anëtarët e familjes e identifikuan viktimën si Soon Kim, e cila ka dy fëmijë, pesë nipër e mbesa dhe dy stërnipër e mbesa.


