"Shqiptarët janë shumë...", aktori i njohur turk tregon pse zgjodhi mbiemrin "Kosovali" në serialin e njohur

“Jetë e hidhur” ka qënë një nga serialet turk më të preferuar në Shqipëri. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen nga ky serial është mbiemri i aktorit, Kenan Imirzaliolgu, i cili në rol quhej Mehmet Kosovali.
Ka qenë vetë aktori që ka zbuluar arsyen e kësaj zgjedhjeje në një intervistë të dhënë më herët. Ai u shpreh se mori këtë mbiemër për shkak të këmbëngulësisë, për atë që njihen shqiptarët në Turqi.
“Sepse në Turqi të gjithë e dinë se shqiptarët janë shumë këmbëngulës në diçka që besojnë. Për shkak se Mehmeti Kosovali ishte një i dashuruar shumë këmbëngulës, mbiemrin ia vendosëm Kosovali”, deklaroi Imirzialogu.


