Përplasje e armatosur në Greqi, një shqiptar mes tre të plagosurve
Lajmifundit
/
5 Gusht 2021, 17:38
Bota

Një përplasje me armë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Peristeri. Nga sulmi ka mbetur të plagosur tre persona, dy grekë dhe një shqipta, të cilët janë dërguar në spital për trajtim.
Konkretisht, në orën 4:00 të mëngjesit, një 35-vjeçar shqiptar u transportua nga Burnazi në Spitalin Attica, pasi kishte marrë tre plagë plumbi.
Rreth orës 5:30, dy grekë u transportuan nga Qendra Mjekësore Peristeri në Spitalin Thriasio, njëri prej tyre kishte një plumb në kyçin e këmbës dhe tjetri një goditje të rëndë në kokë.
Policia po heton lidhjen mes tre të plagosurve dhe çfarë ka ndodhur saktësisht.


